Nga Vendi
31 October 2021
Në Kërçovë deri në ora 15 kanë votuar 16.426 qytetarë

Në Komunën e Kërçovës deri në ora 15 kanë votuar 16.426 qytetarë ose 32,37 për qind. Bëhet fjalë për 95 vendvotime nga gjithsej 120, sa ka në këtë komunë, konfirmuan nga KZK Kërçovë.

“Në komunën tonë deri ora 15 të drejtën e tyre demokratike e kanë shfrytëzuar 16.426 qytetarë ose 32,37 për qind”, njofton KZK Kërçovë.

Sipas Teanula Stankoska nga KZK Kërçovë, nëse merret parasysh se numri i votuesve para vendvotimeve është mjaftë i madh, pritet që në orët e pasdites dalja të rritet në mënyrë të konsiderueshme. 



Të ndryshme
Më shumë
Teuta Arifi nesër promovon ofertën për Tetovën27 September 2021
Sot 163 raste të reja dhe tre viktima nga COVID-19 në Maqedoni26 June 2020
Djali e bën për spital babain e tij18 August 2021