Nga Vendi
31 October 2021
Garë e ngushtë etnike në Kërçovë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatin në Komunën e Kërçovës.

Nga 68 vendvotime të numëruar nga gjithsej 120, për Fatmir Deharin kanë votuar 49.18% ose 5.312 votues, ndërsa Aleksandar Jovanovski ka 48.44% të votave me 5.233 votues.

Më herët, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se në Kërçovë kanë korrur fitore.

Përndryshe, në rrethin e dytë të zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut dalja ka qenë 48,88%, apo 633.146 qytetarë nga 1.335.556 qytetarë që kanë mundur të votojnë në komunat ku është votuar për rreth të dytë. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Osmani ministrit serb: Gjunjëzohuni para viktimave të luftës, Serbia ende fle në varreza masive16 October 2021
Ankohen kompanitë shqiptare në Zvicër: Po ka punë, por nuk po ka punëtorë14 September 2021
Zgjedhjet e 11 Majit: PS kryeson në rang kombëtar me 52.1% të votave, siguron 82 mandate13 May 2025