Nga Vendi
31 October 2021
Arsovska: Kundërkandidati im në këto zgjedhje ishte edhe kryeministri në ikje

Kandidatja e pavarur për Bashkinë e Shkupit e mbështetur nga OBRM-PDUKM dhe koalicioni ASH-AA, Danella Arsovska në konferencë për shtyp falënderoi qytetarët të cilët votuan për atë dhe kanë votuar për Arsovskën.

“Kundërkandati im në këto zgjedhje nuk ishte vetëm ish-kryetari i Bashkisës së Shkupit, Petre Shilegov por edhe kryeministri në ikje, Zoran Zaev”, tha Arsovska.

Ajo tha se Shkupi më në fund pas 30 viteve do të ketë grua në krye të këtij institucioni.

“E madhe është fitorja, mbi 20 mijë vota është diferenca dhe shpresoj nesër të gëzohemi për të ardhmen e re të Shkupit”, tha mes tjerash Arsovka./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Maqedonia e Veriut synon të bëhet pjesë e furnizimit global për vaksinë kundër Covid-1913 July 2020
EKSKLUZIVE: Adem Karaga rikthehet në krye të Tetarit Shqiptar24 August 2020
Sot merret vendimi për rastin “Monstra”23 February 2021