Nga Vendi
31 October 2021
Kasami: Që nesër na pret një punë e madhe

Bilall Kasami ka falënderuar të gjithë ata që kanë votuar. Ai tha se i pret shumë punë për të bërë që nga dita e nesër.

“Përshëndes të gjithë aktivistët për përkrahjen e tyre, unë u kam borxh shumë punë me çka presim që për katër vite, Tetova do të jetë vend më i mirë për jetesë. Të gjithë projektet që janë premtuar u garantojë se do të realizohen. Falënderoj të gjithë qytetarët nga të gjitha partitë politike që më votuan”, tha Bilall Kasami, raporton SHENJA.

Kasami tha se që nesër ata kanë punë të madhe.

“Nga dita e parë garantoj që mbledhjet e Këshillit do të jenë drejtpërdrejt, do të punojmë për rregullimin e qytetit, largimin e kaosit, realizimin projekteve që kanë të bëjnë për një jetë më të mirë”, tha Bilall Kasami.



Të ndryshme
Më shumë
Asnjë përgjigje nga komuna e Strugës në lidhje me urën e drurit “të pasigurt” në lumin Drini i Zi30 June 2025
Fauci refuzon të përgjigjet në Senat për origjinën e COVID-19, përdor më shumë se 100 herë Amendamentin e Pestë30 July 2026
Skandali i VIP-ave! Elton Tozaj: Më kontaktoi Monika Lubonja, ja çfarë më tha 2 October 2026