Nga Vendi
2 November 2021
Pendarovski takohet shkurtimisht me presidentin amerikan Joe Biden

Presidenti Stevo Pendarovski, i cili në Glazgov merr pjesë në Samitin për ndryshime klimatike, sot realizoi takim me disa burrështetas, mes të cilëve edhe me presidentin e SHBA-së Xho Bajdenin.

“Në margjinat e Samitit për ndryshime klimatike #COP26 realizova edhe katër takime të shkurta, me presidentin e SHBA-së Xho Bajdenin, kancelaren gjermane Angela Merkelin, kryeministrin e Indisë, Nerendra Modi dhe kryeministrin izraelit Naftali Benet. Përfshihemi dhe shoqërohemi me vendet të cilat në mënyrë aktive ndërmarrin detyrime për luftë kundër ndryshimeve klimatike. Është me rëndësi të dëgjohen edhe përpjekjet dhe puna jonë në këtë pjesë”, ka shkruar Pendarovski në profilin e tij në facebook

 

Në fjalimin në sesionin plenar dje, Pendarovski theksoi se qëllimi ynë është që deri në vitin 2030 t’i ulim emisionet e gazrave të qelqta për 51 për qind, në krahasim me nivelin e vitit 1990. “synojmë ta transformojmë Maqedoninë e Veriut në një ekonomi me emision të ulët të karbonit, duke e përforcuar konkurrencën dhe duke e promovuar kohezionin social”, theksoi dje Pendarovski.



Të ndryshme
Më shumë
Kanadezi që mbyti familjen myslimane me veturë do të akuzohet për terrorizëm15 June 2021
LSDM kujton 27 prillin, akuzon VMRO-DPMNE për përpjekje rehabilitimi të autorëve27 April 2026
Në Tetovë arrestohen përfaqësues të Klubit të Futbollit “Kadino”13 September 2021