Nga Vendi
19 November 2021
Kasami: Vetëm këtë e kisha mangët pas gjithë problemeve të trashëguara

Prej në mëngjes Policia Financiare ka hyrë në objektin e Komunës së Tetovës. Alsat mëson se në shënjestër të Policisë financiare janë disa lëndë që lidhen me kohën kur me komunën udhëhiqte Sadi Bexheti, kuadër i PDSH-së.

“Sot para se me ardhë këtu më vizitoi policia financiare me pretekst të disa lëndëve të ish kryetarit Sadi Bexheti, të para disa viteve, pra nuk kanë pasur kohë deri sa ka qenë Teuta Arifi kryetare. Por vijnë në momentin kur Bilall Kasami është kryetar i komunës Tetovës. Me gjithë problemet tjera që mi kanë lënë trashëgimi sot më viziton edhe Policia Financiare, dhe unë vlerësoj se bëhet fjalë për presion politik”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Komunë së Tetovës.



Të ndryshme
Më shumë
Merkeli për dozë të dytë mori një vaksinë tjetër, jo AstraZeneca-n23 June 2021
Nisin deklaratat përmbyllëse në Hagë për rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së 9 February 2026
Pesë viktima dhe 87 raste të reja me Covid-19, shërohen 51 pacientë16 August 2020