Nga Rajoni
12 July 2020
Konfirmohen 216 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

40 TË SHËRUAR DHE 216 RASTE ME COVID-19!

Sot më 12 korrik 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 493 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 216 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 4.931 raste nga 28.216 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 102 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Sot më 11 korrik 2020, janë shëruar 40 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2.267 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.562.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 115 raste, komuna Drenas 16 raste, komuna Fushë Kosovë 16 raste, komuna Lipjan 14 raste, komuna Podujevë 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Deçan 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Ferizaj, Klinë, Malishevë, Pejë, Rahovec dhe Viti.

 



Të ndryshme
Më shumë
Memorandum për kulturën dhe shkencën, Presheva forcon lidhjet me Akademinë “Rrënjët Tona”28 February 2026
EMRAT/ Masakra në Deçan, identifikohen 3 nga 4 nga viktimat e sulmit me armë26 November 2021
Ligji i ri për arsimin e lartë pritet në parlament, debat mbi ndikimin për universitetet shqiptare22 March 2026