Nga Vendi
23 November 2021
Për shkak tragjedisë me qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Presidentja Osmani e shpalli të mërkurën ditë zie shtetërore

Në Kosovë e mërkura do të jetë ditë zie për shkak tragjedisë që ka ndodhur në komunikacionin e Bullgarisë, ku humbën jetën dhjetëra qytetarë të Maqedonisë së Veriut.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të legjislacionit në fuqi, ka marrë vendim të mërkurën, me 24 nëntor 2021, të shpallet ditë zie shtetërore në shenjë solidarizimi dhe nderimi të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, shumica dërmuese bashkëkombas tanë, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Bullgari”, deklarojnë nga Presidenca e Kosovës.

Ndryshe, 46 persona kanë vdekur dhe 7 të tjerë janë lënduar pasi një autobus me targa të RMV-së është aksidentuar dhe më pas është djegur në Bullgarinë perëndimore, në autostradën “Struma”. Autobusi ishte në drejtim të Maqedonisë së Veriut, pasi që ishte nisur nga Stambolli ku udhëtarët kishin qenë për ekskursion. Maqedonia e Veriut shpalli 3 ditë zie, ndërkaq nga të gjitha anët arrijnë telegrame ngushëllimi për familjet e viktimave,Portalb.mk.



Të ndryshme
Më shumë
Lionel Messi do të tërheqë vëmendjen me një rol kryesor në ceremoninë e Topit të Artë13 October 2026
Përmbytje masive në Bullgari, shkatërrohet fshati turistik – raportohet edhe për viktima 4 October 2025
Mickoski paralajmëron tregtarët për çmimet, masa ndaj abuzimeve në treg22 March 2026