Nga Vendi
23 November 2021
Qeveria shpall tre ditë zie në Maqedoninë e Veriut

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev me një njoftim në Facebook ka treguar se në vend do të ketë ditë zie, duke filluar nga sot 23 nëntor.

“Qeveria në mbledhjen e sotshme ka shpallur tre ditë zie në gjithë territorin e shtetit. 23, 24 dhe 25 nëntor do të jenë ditë zie në Maqedoni, për shkak të tragjedisë ku kanë humbur jetën 45 njerëz nga Maqedonia e Veriut” ka shkruar Zaev.

Kryeministri Zaev është duke qëndruar në Bullgari së bashku me ministrat Bujar Osmani dhe Venko Filipce, dhe kryeprokurorin Ljubomir Joveski./Express

 



Të ndryshme
Më shumë
Dorëhiqet ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj10 December 2020
Kosova humbet finalen ndaj Turqisë, shuhet ëndrra për Botërorin 1 April 2026
Jetmir Rexhepi: Ansambli shënon një tjetër sukses me punësimet në vitin 2026 5 June 2026