Nga Rajoni
26 November 2021
Haxhiu për sulmin në Gllogjan: Ekipi i mjekësisë ligjore është në vendin e ngjarjes, rasti duhet të zbardhet sa më parë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se ekipi i Insitutit të Mjekësisë ligjorë është në vendin e ngjarjes në Gllogjan, ku mbrëmjen e së premtes një autobus që po bartte nxënës është sulmuar me armë zjarri, që si pasojë tre persona humbën jetën.

Haxhiu ka thënë se rasti duhet të zbardhet sa më parë dhe kriminelët të përballen me drejtësinë.

“Krim i rëndë mbi nxënësit dhe qytetarët ndodhi sonte në Gllogjan të Deçanit. Në këto momente të rënda, bashkëndjejmë me familjarët e viktimave dhe lutemi për shëndetin e personave të plagosur. Ekipi i Institutit të mjekësisë ligjore është në vendin e ngjarjes dhe jemi në komunikim të vazhdueshëm me institucionet.  Ky rast duhet të zbardhet sa më parë dhe kriminelët duhet të përballen me drejtësinë”, shkruan Haxhiu në Facebook.

Për këtë ngjarje tragjike kanë reaguar edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj e të tjerë politikan kosovar. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Keni frikë nga e premtja 13 ? Ç’duhet të bëni për të shmangur ditën më të pafat të vitit13 August 2021
Favoritët për fitore/ Shqipëria kryeson sondazhin më të madh të fansave për Eurovision 2025 5 May 2025
“Organizatorët e 27 prillit”, sot fjalë përfundimtare të mbrojtjes 6 July 2021