Nga Bota
27 February 2022
Edhe shefi i NATO-s reagon pas kërcënimit të Putinit me armë bërthamore

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se retorika bërthamore e presidentit rus, Vladimir Putin është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme, raporton The Guardian, përcjell Gazeta Express.Zyrtarët e lartë të vendeve kryesore të NATO-s po bëjnë gjithashtu deklarata agresive kundër vendit tonë, prandaj urdhëroj Ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të RF të ngrënë forcat parandaluese të ushtrisë ruse në një regjim special”, tha Putin pas një takimi me ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Valery Gerasimov.

Reagimi i Shoigu ishte i prerë, pa vënë asgjë në diskutim. “Po, zotëri”. Ndërsa presidenti rus i quajti të paligjshme sanksionet e vendosura ndaj Rusisë.

Vënia në gatishmëri e forcave të parandalimit bërthamor, vjen pasi vendet udhëheqëse të NATO-s u bashkuan duke i vënë sanksione Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Mbetet të shihet se cilat janë kartat tjera të Putin i cili aktualisht në botë po krahasohet me Hitlerin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i janë përgjigjur urdhrit të presidentit Putin për vendosjen e forcave bërthamore të Rusisë në një gjendje gatishmërie “të veçantë”, raporton BBC.

Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Greenfield, e quajti “të papranueshme” lëvizjen e Putinit, në një intervistë për CBS News.

“Kjo do të thotë se presidenti Putin po vazhdon të përshkallëzojë këtë luftë në një mënyrë që është krejtësisht e papranueshme dhe ne duhet të vazhdojmë t’i frenojmë veprimet e tij në mënyrën më të fortë të mundshme”, tha ajo.

Stoltenberg tha se “kjo është retorikë e rrezikshme”, duke komentuar urdhrin e Putinit për t’i vendosur në gatishmëri të lartë forcat e parandalimit bërthamor.



Të ndryshme
Më shumë
Në zgjedhjet lokale në Maqedoni do të angazhohen 1.045 vëzhgues dhe përkthyes nga jashtë dhe brenda14 October 2021
Parashqevi Simaku bën dedikimin prekës për djalin e saj!16 October 2025
Me veshje unike Xhensila mahnit me linjat trupore13 September 2021