ShowBiz
12 March 2022
Mbrëmë në të njëjtin vend por asnjë foto së bashku, çfarë po ndodh mes Pm, Dagz dhe Donaldit?

Madje Donald dhe Pm ishin ajo dyshja fantastike që përçonin vetëm pozitivitet dhe të qeshura tek banorët tjerë, shkruan lajmi.net.

Shoqëria e tyre pritej të vazhdonte edhe jashtë shtëpisë pasi ishin shumë të afërt.

Mirëpo, mbrëmë u befasuan të gjithë. Pm, Dagz, dhe Donaldi me Elgitin perfrormuan në të njëjtin klub nate në Prishtinë por nuk postuan asnjë foto të përbashkët.

Derisa në prapaskenë nuk dihet si mund të ketë shkuar raporti i dyshes.

Mbase kjo pas asaj ‘tradhtie’ që Donaldi brenda BBV nuk e kishte shpëtuar Dagzin në nominimin në zingjir, ose për shkak të raporteve jo dhe aq të lakmueshme që ka ai me Einxhel.

Sidoqoftë mbrëmë djemat argëtuan pa masë publikun në kryeqytetin e Kosovës. /Lajmi.net                                                            / 



Të ndryshme
Më shumë
Lola e Mihrija të njëjta në fytyrë21 October 2021
“Më ka vdekur mamaja nga kanceri”, Sabiani rrëfen një nga momentet më të vështira të jetës11 October 2021
Kaltrina Zekolli: Kontrata për autostradën Shkup–Bllacë i jep fund viteve të premtimeve të pambajtura 9 July 2026