ShowBiz
14 March 2022
Arjola Demiri nuk e di ende sa metra katrorë është shtëpia që e fitoi në “Big Brother VIP”

Edhe pse nuk arriti të fitonte çmimin e madh, Arjola Demiri fitoi padyshim një ndër surprizat më të bukura të bëra në “Big Brother VIP”.  Duke qenë se shpeshherë ajo kishte treguar se një ndër ëndrrat e saj ishte ti blinte fëmijëve një apartament në Tiranë, produksioni e mori përsipër.                                                Pak ditë para finales së madhe, “Vëllai i Madh” i dhuroi Arjolës një apartament në një prej rezidencave pranë Kodrës së Diellit. Kjo super surprizë lumturoi pafund aktoren e cila u shpreh se në atë moment e kishte ftuar “Big Brother-in” e saj.

E teksa të gjithë mendonim se deri tani Arjola kishte rregulluar gjithçka në shtëpinë e saj të re dhe po jetonte e lumtur me të vegjlit e saj, e vërteta është krejt ndryshe.

Në një intervistë në “N’majë t’gjuhës”, pas një batute të Xherit e cila e pyet se sa metra katrorë është apartamenti, përgjigja e Arjolës duke qeshur ishte: “Nuk e di akoma”.

Ndoshta dokumentacioni nuk ka përfunduar ose thjesht Arjola do ta mbajë për vete këtë informacion.



Të ndryshme
Më shumë
Kërcënime në rrjetet sociale ndaj shkollave në Tetovë, ndalohen dy të rinj13 March 2026
Vazhdon fushatën për Strugën, Mendi Qyra kërkon mbështetjen e 5 mijë votuesve23 October 2025
Mbahet sot mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe italiane13 November 2025