ShowBiz
14 March 2022
Doni të takoni Malumën në Tiranë? Kjo është shifra e kripur që duhet të paguani

Megjithëse vendi është në krizë dhe qytetarët po dalin në protestë për rritjen e çmimeve, Bashkia e Tiranës ka vendosur të paguajë 650 mijë euro këngëtarin Maluma, për të performuar me rastin e Ditës së Verës.
Eventi, i cili ishte parashikuar të mbahej që në vitin 2020, u shty dy vite për shkak të pandemisë Covid-19.                                                                                               Kësaj here, ai do të mbahet në Sheshin Nënë Tereza dhe gjejeni pak sa duhet të paguani për të takuar Maluma-n 10 minuta? Plot 1000 euro!
Organizatorët e spektaklit kanë treguar më herët gjatë intervistave se këngëtari ka vendosur disa “kushte” para ardhjes së tij, ndër të cilat është e panegociueshme një tabelë ping-pongu.
Kjo siç thonë ata, i shërben Maluma-s të heqë stresin para performancës.
Sot në koncert s’do të performojë vetëm Maluma. Edhe Elgit Doda dhe Ronela Hajati do t’i bashkohen festës duke kënduar për publikun shqiptar.
Maluma është i famshëm në të gjithë botën dhe këngët e tij janë ndër më të pëlqyerat.
Ai ka disa bashkëpunime me yje botërorë si, Shakira, Jason Derulo, Ricky Martin apo Madonna.



Të ndryshme
Më shumë
Dy shtete të fuqishme garantojnë për lirimin e Thaçit nga paraburgimi23 July 2021
Zbulohet partneri i Shqipes, dyshja kapen mat në Dubai!13 September 2021
109 raste të reja me Koronavirus dhe një i vdekur në Maqedoni10 August 2020