ShowBiz
15 March 2022
Bota rrotullohet, Kallashi ‘diss’ Drejtorit të Policisë

Dita e sotme nisi me një aksion të madh të Inspektoratit Policor të Kosovës kundrejt një numri të konsiderueshëm të zyrtarëve policorë.

Afro 50 prej tyre përfunduan në pranga.

Arrestimet i kanë sjellë në kujtesë Donjeta Kosumit një ngjarje të para shtatë viteve, kur ajo ishte arrestuar në gusht të 2015-ës.

Muaj më pas, ajo në një intervistë pati deklaruar se komandati i atëhershëm i Policisë për rajonin e Prizrenit ishte sjellur keq me të gjatë shoqërimit në stacion policor.

Të njëjtën e ka ndarë me ndjekësit sot, në një nga ato momente që dëshmon se “bota rrotullohet”.

“Qysh po më kujtohet fytyra jote kur the: Kqyrja fytyrën krimineles” – ka deklaruar Kallashi në Instagram.

Aktualisht, Krasniqi nuk raportohet në listën e të arrestuarve por shumica dërmuese e stafit të Policisë Kufitare që ai drejton, po!. /Prive.al



Të ndryshme
Më shumë
Shqipëri, 96 raste të reja dhe dy humbje jete në 24 orët e fundit14 July 2020
Në Bogorodicë pritet rreth 40 minuta për dalje nga Maqedonia 1 August 2021
Ramë Lahaj: Ma keni lehtësu tej mase dhimbjen10 August 2021