Nga Vendi
18 March 2022
“Mund të vijë dita që të mos ketë më naftë”/ Paralajmëron Rama: Qeveria po bën gati planin, dita pa makina dhe puna nga shtëpia një opsion

 Kryeministri Edi Rama ka thënë se qeveria po përpilon një plan për kursimin e energjisë dhe hidrokarbureve. Në këtë plan që pritet të shpaloset në ditët në vijim, parashikohet që të ketë ditë të veçanta pa makina, si dhe në sektorë të ndryshëm në 3 ditë të javës të punohet nga shtëpia.“Ndërkohë që diskutojmë çmimet këtu rreziku është mungesa. Pavarësisht se do ta blesh nuk e gjen. Agjencia e Energjisë sot ka paralajmëruar mundësinë e shokut më të madh të furnizimit me naftë ndër dekada. Ajo që unë kam kuptuar më shumë duke marrë informacionet e nevojshme. Ajo së cilës me gjasë i referohem me dekada është kriza e 74-ës, kur ne ishim në bunker, por kur bota ka kaluar një moment kritik të furnizimit me naftë. Agjencia ka nxjerrë një plan me 10 pika ku janë 2 gjëra që ne kemi diskutuar mes nesh, por që natyrisht i kemi mbajtur që të mos na hidhen në fyt. Është problem i madh kur njeriu nuk do të pranojë faktetet. Ai që nuk pranon faktet është problem.E ndeshim në jetën e përditshme. Kur qeveria flet për krizë është problem i madh. Agjencia flet për një gjë që ne do e bëjmë dhe faktikisht do të bëjmë një mbledhje, që ta bëjmë ditën e hënë pa makina, nëse vendosim kështu. Por do të vijë gradualisht, e diela pa makina, për të kursyer. Ose të flasim për 3 ditë mos vajtje në punë si me COVID-in, për shkak kursimi. Kjo është situa. Arsyeja se përse bëmë atë vizitë në Dubai ishte për të parë mundësitë e grantimit të furnizimeve. E dëgjuat drejtpërdrejt nga Princi i Kurorës, që gjërat që lidhen me furnizimin me naftë nuk janë mirë. Rritja e çmimeve është vetëm pjesa e parë e filmit të mundshëm.



Të ndryshme
Më shumë
Hoti: Me Serbinë takohemi vetëm për njohje reciproke 1 September 2020
Filipçe: KSI po ndjek situatën në rajon, kufijtë mbesin të hapur 3 July 2020
Rasti i katërt me llojin “Delta” në Maqedoni, kërkohet që qytetarët të vaksinohen kundër COVID-19 7 July 2021