ShowBiz
3 April 2022
Dagz i bën Einxhelit një ‘dhuratë’ për tre mujorin e lidhjes së tyre

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz kanë tre muaj që po shijojnë romancën e tyre të dashurisë. Gjithçka lindi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, por edhe jashtë saj ata janë gjithmonë bashkë.

Në postimet në rrjetet sociale, ata duken mjaft të dashuruar dhe nuk mungojnë dedikimet romantike. Ndërkohë për tre mujorin e lidhjes, moderatorja e njohur mori një dhuratë nga Arbëri që nuk është aspak e zakontë.

Dagz  e ka surprizuar të dashurën e tij meee… Shrek. Ata kanë parë filmin e animuar bashkë dhe Einxhel ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale video nga mbrëmja romantike                                                                                      Tre muaj të lidhur, Dagz i bën Einxhelit një  

Dj i njohur më pas e ka rishpërndarë në “Instastory” duke shkruar me humor: “Vetëm një dhuratë për 3 mujorin tonë të parë”.

Dyshja kanë treguar nëpër intervista se janë duke jetuar bashkë herë në Tiranë e herë në Prishtinë në varësi të angazhimeve të tyre dhe se ende nuk e kanë vendosur se ku do jetojnë përfundimisht.



Të ndryshme
Më shumë
Angellovska: Janë paguar 14 milionë euro për kartelën vendore pagesore 6 July 2020
Vogëlushja në foto, sot një nga këngëtaret më të përfolura të estradës30 September 2021
Ziadin Sela në Alstory: Nga student në Tiranë, te sfidat politike në Shkup22 June 2025