Nga Rajoni
14 July 2020
Shqipëri, 96 raste të reja dhe dy humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njoftoi se në 24 orët e fundit, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen dy qytetare: Një 64-vjeçare nga Shkodra dhe një paciente 63-vjeçare nga Elbasani, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 451 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 96 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 51 raste në Tiranë, 6 në Shkodër, 5 në Durrës, nga 4 raste në Elbasan, Pogradec, nga 3 raste në Krujë, Kukës, nga 2 raste në Fier, Lezhë, Kavajë, Kamëz, Dibër, dhe nga 1 rast në Kurbin, Korçë, Devoll, Has, Lushnje, Mat, Përmet, Sarandë, Prrenjas, Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 2062 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në Shqipëri aktualisht janë 1508 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Aktualisht janë të shtruar 90 pacientë në spital, 10 pacientë janë në terapi intensive dhe 5 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë.



Të ndryshme
Më shumë
BDl hap shtabin komunal zgjedhor në Tetovë (FOTO)25 June 2020
Nga 26 qershori hapen kufijtë, pa test PCR dhe vetizolim23 June 2020
Zgjedhjet lokale/ Kasami premton bulevarde të reja12 October 2025