Nga Bota
10 January 2024
Ministri izraelit kërcënon me migrim palestinezët nga Gaza ashtu si në “Siri dhe Ukrainë”

Ministri izraelit i Financave nga radhët e ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich kërcënoi se do të punojnë për migrimin e palestinezëve nga Gaza ashtu si në “Siri dhe Ukrainë”, transmeton Anadolu.

Në një postim nga llogaria e tij në median sociale X, Smotrich tha se “Ne do të punojmë për hapjen e dyerve të Gazës për refugjatët për migrim vullnetar, ashtu siç veproi komuniteti ndërkombëtar me refugjatët sirianë dhe ukrainas”.

Edhe në deklaratat e tij të mëparshme, Smotrich pretendon se migrimi vullnetar i palestinezëve nga Gaza drejt vendeve të tjera është “zgjidhja e drejtë humanitare”.

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken në konferencën për media pas takimit që zhvilloi dje me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, tha se nuk duhet të ushtrohet presion ndaj palestinezëve për t’u larguar nga Rripi i Gazës në të cilin Izraeli vazhdon sulmet e tij që nga 7 tetori.

“Në takim kam qenë i qartë se palestinezët duhet të kthehen në shtëpitë e tyre kur kushtet të jenë të përshtatshme. Nuk duhet të ushtrohet presion (ndaj palestinezëve) për t’u larguar nga Gaza”, ka deklaruar Blinken duke folur lidhur me takimin e zhvilluar me kryeministrin izraelit. /ts



Të ndryshme
Më shumë
Talat Xhaferi pjesëmarrës në Sesionin e tetë të PBEJL në Antali21 June 2021
Avokati i familjes së Marigona Osmanit: Dardan Krivaqa është dashur të ishte në burg deri në tetor të vitit 202228 September 2021
Mërgimtari i bën ‘kahre’ Policinë, e dënojnë pesë herë nga Nishi në Beograd30 July 2021