Nga Vendi
14 July 2020
Katër viktima dhe 135 raste të reja me Covdi-19, shërohen 142 pacientë

Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1259 teste të realizuara, 135 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve, në SHkup janë regjistruar 76 raste të reja, 6 në Kumanovë, Dibër-2, Shtip-6, Tetovë-13, Strugë-7, Manastir-3, Gostivar-10, Shën Nikollë-2, Kërçovë-3, si dhe nga një rast të ri kanë Prilepi, Ohri, Kavadari, Gjevgjelia, Makedonski Brodi, Kratova, dhe Resnja.

Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit katër pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Viktimat janë nga Shkupi, Tetova, Ohri dhe Kërçova.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 142 pacientë të shëruar. Tetë pacientë nga Tetova dhe 2 nga Velesi. 68 pacientë të shëruar janë regjistruar në Shkup, 3 në Shtip, nga 15 pacientë të shëruar kanë regjistruar Tetova, Struga dhe Ohri, 7 Gostivari, 5 Kratova, 6 Shën Nikolla, 4 Resnja si dhe nga një të shëruar kanë Prilepi, Kriva Pallanka, Koçani, Probihtipi.

Sipas statistikave të fundit në vendin tonë nga fillimi i pandemisë janë diagnostifikuar 8332 persona me koronavirus, prej të cilëve 4468 janë shëruar, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë humbur 389 pacientë. Për momentin në vendin tonë ka 3475 raste aktive me Covid-19



Të ndryshme
Më shumë
“Gruaja e varur” – Fotografia që tregoi më së miri krimet e Ratko Mlladiqit15 June 2021
Maqedonia e Veriut vendi më i sigurt në Ballkanin Perëndimor22 September 2021
Zaev propozon zgjedhjet lokale të mbahen më 21 tetor, pritet prononcimi i partive politike21 July 2021