Nga Vendi
30 April 2025
LSM flet për protestën e nesërme: Kur sindikalistët mbështesin politikat qeveritare, kjo është gjithmonë në dëm të punëtorëve

“Protesta është mënyrë për të shprehur pakënaqësinë me nivelin e pagave të punëtorëve në Maqedoni, të cilat janë më të ulëtat në rajon, për të mos përmendur rajonin më të gjerë. LSM u bën thirrje të gjithë atyre që mendojnë mirë për punëtorin të na bashkohen në protestën nesër”, tha Slobodan Trendafilov, në lidhje me protestën e nesërme të 1 Majit të organizuar nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

“Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë më 1 maj do të del në protestë për të kërkuar rritje të pagës minimale për më së paku 500 euro, rritje të pagave tjera për 100 euro dhe respektimin e marrëveshjeve kolektive për rritje të pagës së punëtorëve në përputhje me të njëjtën. Luftëtarët e të drejtave të punëtorëve dhe tjerët që i përkrahin punëtorët të dalin në rrugë në ora 11:00, nga shtëpia e punëtorëve ku do të dërgojmë porosi deri tek Kuvendi, Oda Ekonomike dhe Qeveria”, tha Sllobodan Trendafilov – Kryetari i LSM-së.

Trendafilov shpreh keqardhje që disa nga shoqatat e tjera sindikale po shkaktojnë dëm dhe tha se “kur sindikalistët mbështesin politikat qeveritare, kjo është gjithmonë në dëm të punëtorëve”.



Të ndryshme
Më shumë
Khamenei kërcënon me bllokimin e Ngushticës së Hormuzit, rriten tensionet mes Iranit dhe SHBA12 March 2026
Ema Andrea zbulon se ka folur me Monika Lubonjën pas skandalit: Është rëndë bajagi, më shumë se e gjunjëzuar 4 October 2026
Kurti thirrje Serbisë: T’i heqim të dyja shtetet targat e përkohshme22 September 2021