Sport
1 May 2025
Gjysmëfinalet e para në Ligën e Evropa dhe Ligën e Konferencës

Dita e martë dhe e mërkura rezervuan ndeshjet e Ligës së Kampionëve, ndërsa e enjtja është gati për emocionet e dy garave tjera evropiane për klube. Bëhet fjalë për Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës, të cilat zhvillojnë gjatë mbrëmjes me ndeshjet e para, ku nuk mungojnë klubet e mëdha që luftojnë për trofeun.

Ndeshja e parë dhe më interesante gjysmëfinale e Ligës së Evropës luhet padyshim në Spanjë, ku Atletik Bilbao pret Mançester Junajtedin. Në ndeshjen tjetër, Totenhami është nikoqir i klubit norvegjez, Bodo/Glimt, në një takim që pritet të jetë gjithashtu shumë interesant.

Në Ligën e Konferencës, skuadra e Çellsit është mysafir i suedezëve të Djurgardenit, ndërsa në takimin tjetër, Real Betisi pret Fiorentinën. Të gjitha ndeshjet, në të dy garat, është paraparë të fillojnë nga ora 21:00.



Të ndryshme
Më shumë
Tritan Kalo mesazh qytetarëve: Mos bini pre e idiotësirave që COVID-19 nuk ekziston27 June 2020
Pyetjet e deputetëve në seancën e sotme kuvendore25 December 2025
Eli Malaj feston ditëlindjen me një mesazh të veçantë 9 September 2026