ShowBiz
1 May 2025
“Ata nuk e donin Gjestin”, Rozana Radi bën deklaratën e fortë

Pas përfundimit të spektaklit “Big Brother VIP Albania”, Rozana Radi ka ndarë mendimin e saj pa filtra për fituesin e këtij edicioni, Gjestin. Në një intervistë për Pardon my French nga Jonida Aliçkolli, Rozana u shpreh se ndonëse ajo vetë u mërzit që nuk fitoi çmimin e madh, e përgëzon Gjestin për fitoren dhe i uron që ajo t’i shërbejë si një trampolinë në rrugën artistike.

“Unë u mërzita që nuk e fitova, por i kam thënë atij se kush e fiton, është mëse e merituar. Ai ta gëzojë, t’i shkojë mbarë dhe t’i shërbejë si një trampolinë në karrierë,” – u shpreh këngëtarja. Megjithatë, Rozana nuk i kurseu as kritikat ndaj banorëve të tjerë, duke lënë të kuptohet se Gjestin nuk e kanë dashur me të vërtetë.

“Ata nuk e kanë dashur Gjestin. Po ta donin, do ta kishin thënë. Ajo që ka thënë se ai është lezet i shtëpisë, jam unë,” – deklaroi ajo me bindje.



Të ndryshme
Më shumë
Materialet për rastin “Puls” po barten në Gjykatën Themelore Penale në Shkup 2 July 2025
Debati për flamurin në Kuvend, përplasja Shaqiri – Mickoski merr jehonë në media rajonale27 February 2026
BDI publikon kandidatët për zgjedhjet lokale.21 July 2025