Nga Vendi
2 May 2025
Ahmeti dhe Taravari shtrëngojnë duart në Sllupçan

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, dhe lideri i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, kanë shtrënguar duart gjatë një vizite në fshatin Sllupçan, me rastin e shpalljes së zonës së lirë të Karadakut.
Ky takim simbolik ndodh në një moment vendimtar për Taravarin, i cili është larguar nga Kaolicioni VLEN dhe është përfolur së fundmi për një koalicion të mundshëm me partinë e Ahmetit, BDI.

Pak më herët vetë kreu i BDI-së tha se nuk e përjashton një bashkëpunim me Taravarin, nëse ky i fundit del nga Qeveria.

 



Të ndryshme
Më shumë
Skandali i zyrtares së arrestuar serbe, dalin fotografitë që ia kishte dërguar një ministri19 October 2021
“Viti i dytë”, Gold AG tregon si po i ecin studimet për gazetari20 October 2021
Vapë ekstreme në Kanada, shënohen dhjetëra viktima30 June 2021