Nga Vendi
3 May 2025
VLEN: Fillon ndërtimi i autostradës së re Tetovë-Gostivar, investim strategjik në shërbim të qytetarëve

“Sot, me krenari dhe përgjegjësi të lartë ndaj qytetarëve njoftojmë për nisjen zyrtare të punimeve për ndërtimin e autostradës së re Tetovë–Gostivar, një projekt kapital dhe strategjik për rajonin dhe të gjithë vendin. Kjo autostradë me gjatësi prej afërsisht 25 kilometrash përfaqëson një investim prej mbi 90 milionë eurosh dhe do të jetë një shtyllë e rëndësishme për infrastrukturën e vendit”, njoftojnë nga koalicioni VLEN.

Nga VLEN thonë se qytetarët do të përfitojnë udhëtim më të shpejtë, më të sigurt dhe më efikas mes Tetovës dhe Gostivarit, ndërsa bizneset do të kenë një qasje më të lehtë në realizimin e veprimtarisë së tyre.

“Si VLEN veçmë kemi kaluar në veprim në këtë drejtim pasi jemi duke realizuar projekte infrastrukturore me ndikim afatgjatë. Autostrada Tetovë–Gostivar është vetëm një nga projektet strategjike që Qeveria VLEN po realizon. Krahas saj, jemi të përkushtuar në zbatimin dhe përkrahjen e projekteve madhore, si Korridori 8. Korridor që përfshin ndërtimin dhe rehabilitimin e autostradave, hekurudhave dhe pikave kufitare, dhe paraqet një arterie strategjike për zhvillimin ekonomik dhe tregtar të rajonit. Ne si VLEN mbështesim fuqimisht përshpejtimin e punimeve dhe zbatimin transparent të këtij projekti jetik”, thonë nga VLEN.



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski: Jemi të gatshëm për gjithçka konstruktive në rrugën drejt BE-së, por jo për veprime destruktive11 July 2026
Nga Amerika vjen filmi i ri për Skënderbeun, pritet të shfaqet në ekranet e mëdha më 202727 September 2026
VMRO-ja kërkon dorëheqjen e Filipçes: Nuk ka plan as strategji për pandeminë22 September 2020