Nga Rajoni
3 May 2025
Shpërthimi në Selanik/ Kush ishte gruaja e vrarë – Përfshirja e saj dhe objektivi i mundshëm

Autoritetet e Policisë Helenike, po punojnë për të zbardhur enigmën e shpërthimit misterioz që ndodhi herët të shtunën në mëngjes në Selanik, jashtë një banke, dhe që rezultoi në vdekjen e një gruaje 39-vjeçare.

Hetuesit po i japin përparësi zbulimit nëse gruaja që vdiq ishte e përfshirë drejtpërdrejt në shpërthim. A e mbante ajo pajisjen shpërthyese? A ia dha dikush tjetër? A ishte thjesht kalimtare? Këto janë vetëm disa nga pyetjet urgjente, që duhet të marrin përgjigje.

Ajo që është konfirmuar deri më tani është se gruaja kishte precedent penal, kryesisht që përfshinte grabitje dhe vepra të tjera penale. Një skenar i mundshëm që po merret në considerate, është që ajo të ketë qenë në vendngjarje për të vendosur pajisjen shpërthyese në bankë dhe diçka ka shkuar keq. Megjithatë, kjo mbetet spekulative, pasi hetimi është ende në zhvillim e sipër.

Gruaja ishte hetuar edhe më parë për vepra të tjera penale, duke përfshirë akuza për prostitucion, shkelje të ligjit për drogën, fajdej dhe shkelje të ligjit për armët.

Në vitin 2021, ajo u arrestua së bashku me një burrë dhe u akuzua për posedim të paligjshëm të një arme zjarri (në çantën e saj u gjet një kallashnikov), posedim droge dhe strehim të një të arratisuri.

Shpërthimi vdekjeprurës ndodhi pak pas orës 5:00 të mëngjesit jashtë një dege banke në qendër të Selanikut. Shpërthimi shkaktoi plagosje të rëndë të gruas në vendngjarje dhe humbjen e gjymtyrëve. Ajo u intubua menjëherë dhe u transportua në Spitalin Ipokrateio, ku u shpall e vdekur pak më vonë./ Protothema.



Të ndryshme
Më shumë
Dua Lipa shkëlqen në Milano, homazh për ikonën Raffaela Carrà10 June 2025
Kush është Ebrahim Raisi, “vrasësi” që mund të bëhet president i ri i Iranit16 June 2021
Ohër: Turistët nga Serbia dhe Turqia lirohen nga pagesa e parkingut 1 July 2021