Nga Vendi
4 May 2025
Para pak ditësh Universiteti Nënë Tereza në Shkup zgjodhi rektorin e ri

Në rrethana normale kjo mbase do ishte një çështje e brendshme e universiteti, por në kohën kur edukimi i duhur, e sidomos cilësia e arsimit, por dhe politizimet, konsiderohet si problem kryesor shoqëror, kjo zgjedhje merr rëndësi.

Politika ka filluar të kuptojë se nuk duhet të ndërhyje tek Universitetet. “Jemi në atë rrugë”, thotë Bekim Fetaji, Rektor i ri i Universitetit Nënë Tereza i cili fliste për emisionin “Programi 200” që transmetohet sot në Alsat në ora 21:40.

Ai thotë se universitete kanë profesorë të niveleve ndërkombëtare si dhe studentë po aq të aftë. Sipas tij Universitet në Maqedonië e Veriut nuk dalin tek lista e Shangait sepse atje vlerësimi bëhet sipas hulumtimeve, për çka universitete nuk kanë fonde. Por sipas Bekim Fetajit, Rektorit të ri, edhe pse paradoks, në Universitetin “Nënë Tereza” ligjërohet më mirë se në Universitetin Columbia, në disa lëndë, sepse atje më shumë fokus ka tek kërkimet shkencore.

Universiteti Nënë Tereza është një nga universitetet shtetërorë në vend, zgjedhje e drejtuesit të këtij universiteti vjen edhe në kohën kur maturantët po shqyrtojnë se ku do të vijojnë studimet./Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Fetai themelon Këshill koordinues: Do të funksionojë deri në qartësimin e situatës me ASH-në26 May 2025
NASA krahason Tokën pas 54 vitesh, nga “Blue Marble” te misioni Artemis II 4 April 2026
Kasami: Koalicioni jonë do të fitojë të paktën 61 deputetë24 June 2020