Nga Vendi
5 May 2025
Tragjedia në Koçan, Mickoski: Do t’i takoj familjarët e të lënduarve

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se anëtarët e kabinetit të tij çdo javë flasin me prindërit e të lënduarve dhe viktimave në Koçan. Ai tha se planifikon të takohet dhe të flasë me prindërit në periudhën e ardhshme dhe se do të bëjë gjithçka që mundet. Lidhur me akuzat se hetimi po zhvillohet në mënyrë selektive, kryeministri sqaroi se kjo çështje duhet t’i referohet Prokurorisë.

“Do të bëj gjithçka që mundem dhe do të flas personalisht me prindërit e të lënduarve dhe atyre që humbën të dashurit e tyre në mënyrë tragjike. E gjithë Maqedonia ende vuan dhe do të vazhdojë të vuajë. Kjo nuk do të jetë dhimbje që do të ndalet, por ne duhet të përballemi me të gjitha këto dhe t’i zgjidhim gjërat, ato nuk mund të zgjidhen vet. Prokuroria po e udhëheq hetimin e jo Qeveria, unë nuk po e udhëheq atë. Ne, nëpërmjet Ministrisë së Brendshme, po veprojmë në bazë të kërkesës nga Prokuroria, kështu që, prokuroria e ka atë si kërkesë nga Ministria e Brendshme, e cila u përmbush në të njëjtin moment. Pra, prokurorët duhet t’i përgjigjen më së miri kësaj pyetje. Unë nuk do të ndërhyj në hetim, kjo është ajo që thashë në momentin e parë”, deklaroi Hristijan Mickoski – Kryeministër. 



Të ndryshme
Më shumë
Liberta dhe Alaudini festuan 20-vjetorin e miqësisë dhe ky do të mbetet kujtimi më i bukur 9 August 2021
Arben Vitia vaksinohet kundër COVID-19 8 July 2021
Trump pranon përfshirjen direkte të SHBA-së në sulmet ndaj Iranit, paralajmëron shkatërrim të kapaciteteve raketore28 February 2026