Nga Rajoni
6 May 2025
Në zgjedhje që në 1991, Sali Berisha: Kjo ishte fushata më e bukur

Kryetari i Partisë Demokratike dhe kreu i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Sali Berisha foli rreth pritshmërive për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, Berisha u shpreh se kjo fushatë është ndër fushatat më të bukura në memorien e tij.

Berisha: Fushatat do i gruponim në dy grupe, ato që bën kur je në qeveri dhe ato që bën kur je në opozitë. Në këtë aspekt, kjo është një nga fushatat më të bukura në memorien time, sepse këtu ti takon njerëz të lirë që mbushin sheshet, mbushin sallat dhe derdhin të gjithë entuziazmin e tyre dhe energjinë pozitive në funksion të fushatës.

Fillimisht unë këtë e pash në diasporë dhe mendova që ky entuziazëm e optimizëm vjen se ata kanë qenë të shkëputur, por më pas ky entuziazëm dhe optimizëm vërshoi dhe në të gjitha takimet që unë kam bërë nga jugu në veri të Shqipërisë.

Është një fushatë e cila karakterizohet nga një frymë shprese dhe optimizmi, karakterizohet nga një mbështetje e fuqishme dhe e gjerë, ndërkohë që krahu tjetër i vendos karriget dhe numëron punonjësit që kanë firmosur për të shkuar, këta janë njerëz të lirë që mbështesin Partinë Demokratike. Ndaj është një nga fushatat më të bukura në memorien time. 



Të ndryshme
Më shumë
Ja kush udhëheq në Qytetin e Shkupit31 October 2021
KSHZ Maqedoni: Gjithsej 297 kandidatë do të luftojnë për kryetarë të komunave më 17 tetor13 September 2021
“Kam gjithçka që më nevojitet”, Trixa shijon jetën e natës 14 March 2022