Nga Vendi
10 May 2025
LSDM kërkon nga VMRO-DPMNE-ja të tregojë solidaritet dhe të mbështes propozim ligjin e dorëzuar për të dëmtuarit nga Koçani

LSDM kërkon nga VMRO-DPMNE-ja të tregojë solidaritet dhe të mbështes propozim ligjin e dorëzuar për të dëmtuarit nga Koçani. Qëllimi i këtij propozim ligji siç thonë nga LSDM, është të mbështeten të gjithë familjarët dhe të lënduarit në tragjedinë në Koçan. Ligji parasheh mbështetje financiare për familjet, mbështetje për personat e lënduar, mbështetje në arsim për fëmijët që mungojnë në mësim, mbrojtje shëndetësore dhe sociale.

Por VMRO-DPMNE këtë propozim ligj e quan hipokrizi dhe tallje me popullin. Sipas VMRO-së, LSDM nuk ka të drejtë të propozojë një ligj të tillë sepse ishte shkaktare e shumë tragjedive të tjera sikurse Besa Trans, Llaskarca, Spitali Modular, Onkologjia dhe tragjedi të tjera.

“Hipokrite dhe përqeshje me popullin në fytyrë është kur LSD dhe Filipçe dorëzojnë ligj për Koçanin, kjo është njëlloj sikur të dorëzonin për spitalin modular apo për kthimin e emrit. LSD dhe Filipçe shtatë vjet ishin në pushtet në Maqedoni. Shtatë vjet e shkatërruan shtetin deri në shkallë të mos njihet më. LSD dhe Filipçe janë arsyeja e sistemit të shkatërruar”, tha Valentin Manasievski – VMRO-DPMNE.



Të ndryshme
Më shumë
Shoferi nga Maqedonia kapet me shpejtësi 252 km/h në autostradën Nish-Beograd27 September 2021
Zbulohen 74 variante gjenetike të lidhura me ankthin, shkencëtarët hedhin dritë mbi shkaqet e çrregullimit13 June 2026
Aksioni “Bunker”: Katër të arrestuar nga klani “Belanoca-Baron”, të dyshuar për vrasje me pagesë dhe trafik droge21 May 2025