Nga Rajoni
10 May 2025
Ferizaj, adoleshenti plagos motrën me armë zjarri, arrestohet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në rrugën "Mejdi Xhaferri" në Ferizaj, ku një 19-vjeçar me inicialet E.M. dyshohet se ka plagosur me armë zjarri motrën e tij 25-vjeçare.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, pas incidentit i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, por falë reagimit të shpejtë të njësive policore është lokalizuar dhe arrestuar brenda një kohe të shkurtër.

E plagosura ka marrë ndihmën e parë në Emergjencën e Ferizajt dhe më pas është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Fatmirësisht, ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar armën e zjarrit me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale.

Motivi i incidentit mbetet ende i paqartë dhe për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar procedurat e mëtejshme ligjore. Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje. 



Të ndryshme
Më shumë
“Stopanska Banka” – Shkup me 100.000 euro fitim çdo ditë 2 August 2021
Protesta në Lubjanë, ndërsa Sllovenia hap ambasadën e parë të Izraelit10 September 2026
‘E dija të ndarë’, Blerina Matraku zbulon çfarë i kishte thënë Adi Hila11 October 2026