Nga Rajoni
11 May 2025
Sali Berisha voton dhe bën thirrje: “Votoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj!”

Kryetari i Partisë Demokratike të Aleancës Shqiptare për Maqedoninë (PD-ASHM), Prof. Dr. Sali Berisha, ushtroi të drejtën e tij për të votuar dhe njëkohësisht u bëri thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të marrin pjesë masivisht në zgjedhje.

“Së pari një thirrje zemre për çdo qytetar shqiptar, sot të votojnë, të votojnë, të votojnë për veten e tyre, për fëmijët e tyre, për pensionet dhe rrogat e tyre, për punën, punësimin, biznesin, fermën e tyre,” u shpreh Berisha.

Ai theksoi rëndësinë e këtij momenti duke rikujtuar se vota është një akt vendimtar për të ardhmen: “Të votojnë për të ardhmen e fëmijëve të tyre në këtë vend. Të votojnë!”

Prof. Dr. Berisha ndau edhe përshtypjet e tij nga kontakti me qytetarët gjatë ditës së votimit, duke thënë: “Unë takova njerëz të gëzuar, të sigurt në votën e tyre.”

Duke e përshkruar atmosferën pozitive të ditës, ai përmbylli fjalën me një metaforë optimiste: “Do të kemi një ditë të dytë vere!”/Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Shqiptari me 3.2 kg kokainë, i vë pistoletën në kokë policit 7 July 2020
Sadiku: Zaevi na ftoi në qeveri dhe ne pranuam 4 August 2020
Cila është arsyja që demat ‘tërbohen’ prej ngjyrës së kuqe? 8 July 2021