Nga Vendi
12 May 2025
Taravari zyrtarizon kalimin e ASH në opozitë: "Vlen nuk përmbushi pritshmëritë"

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, konfirmoi në një konferencë për media se partia e tij ka marrë vendim unanim për të kaluar në opozitë. Ai deklaroi se ndonëse hyrja në qeveri ishte shoqëruar me shpresa të mëdha, ato nuk janë përmbushur. Sipas Taravarit, koalicioni VLEN nuk arriti të realizojë disa nga zotimet kryesore, përfshirë miratimin e një ligji për përfaqësim të drejtë dhe ruajtjen e mekanizmit të badenterit./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Sulmohet fizikisht ish ushtari i UÇK-së Muntaz Sulejmani11 August 2020
OpenAI rishikon marrëveshjen me Pentagonin pas reagimeve për përdorimin ushtarak të inteligjencës artificiale 3 March 2026
Linda Halimi do t’i nënshtrohet për herë të parë një ndërhyrjeje në trupin e saj19 August 2021