Nga Rajoni
13 May 2025
Zgjedhjet e 11 Majit: PS kryeson në rang kombëtar me 52.1% të votave, siguron 82 mandate

 Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit po shkon drejt përfundimit. Deri në orën 07:40 të mëngjesit të sotëm, janë numëruar 4,838 nga gjithsej 5,225 qendra votimi në të gjithë vendin.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) vazhdon të ruajë epërsinë, duke marrë 681,902 vota, që përfaqësojnë 52.10% të votave të numëruara deri tani. Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Moderne (PD-ASHM) renditet e dyta me 451,271 vota, ose 34.48%.

Forcat e tjera politike kanë arritur këto rezultate:

  • Partia Socialdemokrate (PSD) – 45,413 vota (3.47%)

  • Nisma "Shqipëria Bëhet" – 45,719 vota (3.49%)

  • Partia "Mundësia" – 38,501 vota (2.94%)

Sipas projeksioneve të deritanishme, përfaqësimi në Kuvend do të jetë si më poshtë:

  • Partia Socialiste – 82 mandate

  • Partia Demokratike – 52 mandate

  • PSD – 3 mandate

  • Nisma "Shqipëria Bëhet" – 1 mandat

  • Partia "Mundësia" – 1 mandat

Nga të dhënat paraprake, PS rezulton forcë dominuese në 9 prej 12 qarqeve të vendit, ndërsa opozita mban epërsinë në Shkodër, Kukës dhe Lezhë.

KQZ pritet të përmbyllë numërimin dhe të shpallë rezultatet përfundimtare brenda orëve në vijim. Ndërkohë, vëmendja është përqendruar te qarqet e mbetura, ku gara mbetet e ngushtë në disa zona./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
26 mërgimtarë që pësuan nga aksidenti në Kroaci, transportohen për në Kosovë në ora 16:3027 July 2021
Zjarri në Gërçishte të Vallandovës ende nuk është vënë nën kontroll, dje lëndime të lehta morën dy të punësuar 2 July 2025
Vrau gruan dhe tentoi të arratisej – Arrestohet 38 vjeçari nga policia në “Tabanoc” 3 May 2025