Nga Vendi
13 May 2025
Digjet një automjet në bulevardin “Video Smilevski-Bato” në Shkup

Një incident zjarri është raportuar mbrëmjen e kaluar në bulevardin “Video Smilevski-Bato”, ku një automjet është përfshirë nga flakët, njoftoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza (QRMK).

Sipas të dhënave zyrtare, në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat e Brigadës Kundër Zjarreve të Qytetit të Shkupit me tre zjarrfikës dhe një automjet zjarrfikës. Falë reagimit të shpejtë, zjarri është vënë nën kontroll pa u përhapur në ambientet përreth.

Dëmi material i shkaktuar nga zjarri është vlerësuar rreth 9.000 denarë. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Shkaqet e zjarrit nuk janë bërë ende të ditura, ndërsa autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Ja sa para do të jep shteti në pakon e katërt12 September 2020
MSH-Maqedoni: Janë rivaksinuar 773.537 qytetarë28 October 2021
Babai i Marigona Osmanit: “Kur vinte në shtëpi na thoshte a jeni mirë, a ju ka ndodhur gjë” 6 September 2021