Nga Vendi
13 May 2025
Taravari godet ish-eksponentët e BDI-së: “Të flasësh për ndryshim pasi je verbuar nga pushteti, është qesharake”

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ish-funksionarëve të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), të cilët së fundmi janë rreshtuar në linjën e "ndryshimit", duke i quajtur qesharake përpjekjet e tyre për të rikrijuar imazh të ri politik pas viteve të gjata në pushtet.

Të flasë për ndryshim një veteran, pensionist i BDI-së që u nda prej saj vetëm për konflikte interesi, e që shumë shpejt pushteti e verboi me shkëlqimin e tij, është sa absurde po aq edhe qesharake!” u shpreh Taravari, pa përmendur emra konkretë, por duke aluduar qartazi për figura të caktuara që kanë kaluar nga BDI në subjekte të tjera politike apo janë aktivizuar në platforma opozitare.

Sipas Taravarit, qytetarët shqiptarë nuk duhet të mashtrohen nga retorika e "ndryshimit" të servirur nga ata që për vite me radhë kanë qenë pjesë përbërëse e sistemit të vjetër dhe që, siç thotë ai, "e kanë shfrytëzuar pushtetin për interesa personale dhe klienteliste".

Të shkosh me ty është të paralizohesh!” ka shtuar më tej Taravari, në një mesazh të drejtpërdrejtë ndaj atyre që sipas tij sot kërkojnë mbështetje, ndërsa dje kanë qenë pjesë e asaj që ai e cilëson si sistem i dështuar.

Deklaratat vijnë në një periudhë të tensionuar politike, në prag të riformatimeve të mundshme në skenën opozitare shqiptare në Maqedoninë e Veriut, ku lëvizjet e figurave të njohura politike po ndjeken me vëmendje nga publiku dhe analistët./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Filipçe: Vaksina është e sigurt nuk duhet të keni frikë 6 September 2021
Rezultatet në Komunën e Kumanovës me 30% të votave të numëruara31 October 2021
Avokati i Popullit: Është tragjedi e madhe e cila na ka goditur të gjithëve23 November 2021