Nga Vendi
14 May 2025
Mexhiti: Qeveria mbetet stabile dhe fokusohet në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve

Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherësh kryetar i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka deklaruar sot se pavarësisht largimit të Arben Taravarit dhe Aleancës për Shqiptarët nga koalicioni qeveritar, Qeveria mbetet stabile dhe e përkushtuar ndaj interesave të qytetarëve.

Në një prononcim për mediat, Mexhiti theksoi se Koalicioni VLEN dhe Qeveria aktuale janë të angazhuara në përmirësimin e jetës së qytetarëve, duke kritikuar një pjesë të spektrit politik për, siç tha ai, fokusim ndaj interesave të BDI-së dhe liderit të saj, Ali Ahmeti.

“Qeveria është stabile, Qeveria punon për zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. Ne brengosemi për qytetarët, që ata ta kenë më mirë, ata të tjerët brengosen dhe dëshirojnë që t’ia lehtësojnë Ahmetit. Mirëpo secili do të përgjigjet para strukturave të veta dhe në zgjedhjet që vijnë, zgjedhjet lokale,” u shpreh Mexhiti.

Ai theksoi se prioritet absolut për VLEN mbeten qytetarët dhe votuesit shqiptarë:
“Për ne prioritet mbi prioritetet janë qytetarët dhe votuesit tanë.”

Deklarata e Mexhitit vjen në një moment të rëndësishëm për skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, pas ndryshimeve në balancat brenda koalicionit qeverisës./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Atdheu i ‘Përputhen’ takohet me Morena Tarakun në Turqi 7 July 2021
Konjufca në forumin diplomatik në Antalia, theksohet bashkëpunimi rajonal në Ballkanin Perëndimor18 April 2026
Kurti pret Ramën në Prishtinë: “Me mandate të ripërtërira, t’i shërbejmë më shumë kombit”16 February 2026