Nga Vendi
14 May 2025
Kreshnik Bekteshi lirohet nga paraburgimi, Prokuroria propozon arrest shtëpiak

Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, është liruar nga paraburgimi dhe ndaj tij është propozuar masa e arrestit shtëpiak. Propozimi është bërë nga Prokuroria Publike në Koçan, e cila ka kërkuar të njëjtën masë edhe për sekretaren e shtetit në Ministrinë e Ekonomisë, Razmena Çekiç Duroviç. Vendimi për këtë propozim pritet të merret nga Gjykata Themelore në Koçan.

Ndërkohë, Prokuroria ka kërkuar edhe zgjatjen e masave të paraburgimit dhe arrestit shtëpiak për 18 persona të tjerë, të cilat ishin vendosur më herët në kuadër të hetimeve për ngjarjen tragjike në diskotekën “Puls”.

Nga Prokuroria njoftojnë se po punohet intensivisht për zbardhjen e plotë të rastit. Ekipi hetimor është drejt përfundimit të marrjes në pyetje të dëshmitarëve, ndërsa procedura po zhvillohet në përputhje me dinamikën e përcaktuar, pa vonesa apo lëshime.

Po ashtu, janë duke u analizuar disa raporte të ekspertëve dhe po kryqëzohen të dhënat e siguruara nga pajisjet elektronike, të cilat janë sekuestruar si pjesë e hetimeve.

Hetimet për zjarrin në diskotekën “Puls” mbeten një nga çështjet më të ndjeshme në opinionin publik, ndërsa autoritetet premtojnë transparencë dhe përgjegjësi të plotë për ngjarjen./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Ryva këngëtarja me veshjet më të dalluara27 July 2021
Frika nga COVID-19, Suedia ndalon hyrjen për kosovarët 3 September 2021
Raporti javorë për Covid-19: Më shumë të infektuarit të rinj mes moshës 50-59 vjeçare29 July 2020