ShowBiz
14 May 2025
Einxhel Shkira bëhet nënë për herë të dytë – lajmi i ëmbël zbulohet pas një muaji

Moderatorja e njohur Einxhel Shkira dhe partneri i saj, Dj Dagz, janë bërë prindër për herë të dytë! Çifti ka mirëpritur djalin e tyre të dytë më 10 prill, por lajmin emocionues e kanë ndarë me ndjekësit vetëm sot, përmes një postimi prekës në rrjetet sociale.

Me një video të ndjerë dhe të mbushur me emocione, Einxhel ka prekur zemrat e fansave, të cilët prej kohësh prisnin me padurim këtë lajm të bukur.

“Tani jemi katër,” – është mesazhi që përçon çifti përmes imazheve, duke zbuluar se tashmë janë prindër të dy djemve dhe po shijojnë një nga momentet më të lumtura të jetës së tyre familjare.

Einxhel dhe Dagz, të cilët u njohën në sytë e publikut gjatë pjesëmarrjes në një reality show, janë kthyer në një nga çiftet më të dashur të ekranit dhe rrjeteve sociale. Me lindjen e fëmijës së dytë, ata duket se kanë kompletuar familjen e tyre të vogël dhe janë të rrethuar me urime dhe dashuri nga ndjekësit./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
OBRM-PDUKM për fushatën e Qeverisë: Të gjitha fotografitë janë shkarkuar nga interneti dhe kushtojnë 20 euro25 August 2021
Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar mbi 7.000 viktima nga coronavirusi në Maqedoni27 October 2021
Mickoski: Ballkani Perëndimor nuk është më një dhomë pritjeje, por një rajon në zhvillim 1 July 2025