Nga Vendi
15 May 2025
MPB apelon maturantëve: “Festoni me përgjegjësi – pa makina, alkool dhe drogë”

Në prag të mbrëmjeve të maturës, Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë thirrje të qartë dhe të drejtpërdrejtë për të gjithë maturantët që të festojnë me përgjegjësi dhe të shmangin sjelljet që mund të rrezikojnë jetën e tyre dhe të të tjerëve.

Përmes një deklarate për media, MPB thekson se statistikat e trafikut flasin qartë për një rritje të aksidenteve rrugore gjatë natës së maturës, ku shpesh përfshihen të rinj që sapo kanë përfunduar shkollën e mesme.

“Në mbrëmjen e maturës pa makinë, pa konsumuar alkool, pa përdorur lëndë narkotike, pa prishur rendin dhe qetësinë publike”, thuhet në apelin e MPB-së.

Ministria nënvizon se një pjesë e konsiderueshme e të rinjve të përfshirë në aksidente gjatë këtyre ditëve përfundojnë me lëndime të rënda trupore dhe, në raste fatkeqe, humbin jetën.

“Statistikat e trafikut tregojnë se numri i aksidenteve rrugore rritet në ditët kur organizohen festimet e mbrëmjes së maturës. Një pjesë e madhe e të përfshirëve në aksidente trafiku janë të rinj – të diplomuar në shkollën e mesme, të cilët më shpesh përfundojnë me lëndime të rënda trupore, dhe jo rrallë humbasin jetën”, thekson MPB.

Përgjegjësia, sipas MPB-së, nuk bie vetëm mbi të rinjtë, por edhe mbi prindërit, të cilët duhet të tregojnë kujdes të shtuar dhe të mos lejojnë që fëmijët e tyre të shkojnë në mbrëmjen e maturës me makinë.

“Përgjegjësia për sjelljen devijante të disa maturantëve në trafik bie kryesisht mbi të rinjtë, por edhe mbi prindërit e tyre. Mos i lini fëmijët tuaj të shkojnë në mbrëmjen e maturës me makinë. Gabimet në trafik mund të jenë fatale”, thuhet në deklaratë.

MPB ka përsëritur edhe një herë mesazhet kryesore të fushatës së saj ndërgjegjësuese:

“Ndalohet makina në mbrëmjen e maturës!”, “Ndalohet konsumimi i alkoolit!”, “Ndalohet përdorimi i drogës!”, “Ndalohet prishja e rendit publik!”

Ministria u bën thirrje të rinjve të festojnë me mendje të kthjellët dhe të mos e rrezikojnë të ardhmen e tyre për një natë feste./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Javën e ardhshme diskutohet hapja e kufijve pa kushte me rajonin 8 September 2020
Një muaj në Maqedoni do të qëndrojnë 170 ushtarë nga ShBA dhe 10 nga Polonia11 August 2020
Ulet për 126 milionë euro buxheti për personat me aftësi të veçanta në Maqedoni14 November 2025