Nga Vendi
16 May 2025
Sot vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit – pritet përfundimi i fazës së dëshmive

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, sot me fillim nga ora 10:00, vijon gjykimi për rastin e vrasjes së Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, një ndër ngjarjet më të rënda që ka tronditur opinionin publik në Maqedoninë e Veriut.

Në seancën e kaluar gjyqësore, dëshmoi i akuzuari Ljupço Palevski – Pallço, i cili mohoi të ketë kryer ndonjë vepër të dhunshme penale dhe deklaroi se motivet për të cilat akuzohet janë, sipas tij, "jologjike dhe të pabazuara me prova".

Sipas paralajmërimeve, gjatë seancës së sotme pritet të përfundojë procedura e administrimit të dëshmive, ndërsa më pas të kalohet në fazën e paraqitjes së plotësimeve nga palët në proces.

Rasti ka tërhequr vëmendje të gjerë për shkak të natyrës së rëndë të krimit dhe përfshirjes së disa personave të akuzuar. Opinioni publik dhe familjarët e viktimave presin zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe vendosjen e drejtësisë.

Procesi gjyqësor është në një fazë vendimtare, ndërsa pritet që në javët në vijim të qartësohen më tej rrethanat dhe përgjegjësitë e të përfshirëve në këtë vrasje të dyfishtë që tronditi vendin./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
“E urrej celularin e mamit”, letra e vogëlushit që duhet të reflektojë çdo prind 3 August 2021
Atdheu i ‘Përputhen’ takohet me Morena Tarakun në Turqi 7 July 2021
Mbahet ekspozita personale “PROFILE”e piktorit Eduart Karaj20 October 2020