Nga Bota
18 May 2025
Presidenti Begaj në Vatikan për ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, kryesoi delegacionin shqiptar që mori pjesë në Vatikan në ceremoninë e inaugurimit të Papa Leoni XIV, ku merrnin pjesë personalitete të rëndësishme nga vende të ndryshme të botës.  

Kreu i Shtetit pati edhe një takim me Papa Leoni XIV, të cilit i shprehu urimet më të përzemërta me rastin e zgjedhjes At i Shenjtë dhe  Peshkop i Kishës Katolike Romake.

Gjithashtu, Presidenti i Republikës përgëzoi Atin e Shenjtë për misionin e tij në ruajtjen e paqes dhe ndërtimin e urave të dialogut në një botë të mbushur me sfida dhe pasiguri. Presidenti Begaj theksoi se udhëheqja e tij shpirtërore përfaqëson një zë që jep shpresë, dhembshuri dhe unitet ndërmjet njerëzve.

I lumtur që isha pjesë e ceremonisë së inaugurimit të Papa Leoni XIV në Selinë e Shenjtë, Vatikan.  Le të frymëzohemi nga misioni i Papa Leoni XIV për paqen dhe ndërtimin e urave të dialogut për të përballuar bashkë sfidat dhe pasiguritë. Besoj se Papa Leoni XIV do të sjellë paqe, harmoni dhe unitet në botë. Shqipëria pret me padurim të vazhdojë marrëdhënien e ngrohtë e të sinqertë me Vatikanin”, shkruan presidenti.

Në këtë ceremoni Presidenti u shoqërua nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe Ambasadorja e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Majlinda Frangaj.



Të ndryshme
Më shumë
Qeveria vendos: Maskat të obligueshme në ambiente të hapura13 October 2020
Ende nuk ka një marrëveshje për procesin mësimor në shtator12 August 2020
Rina merr vëmendjen me fustanin me dekolte të hapur13 September 2021