Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe njëherazi kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar ndryshime të thella në strukturat partiake dhe në Qeveri. Nga konferenca e Unionit të Grave të OBRM-PDUKM-së, ai theksoi se këto ndryshime do të nisin në fund të këtij viti, ose më së voni në fillim të vitit të ardhshëm.
“Si kryetar i qeverisë, do ta sanksionojë çdo devijim. Do t’i shkarkojë të gjithë ata që do të na turpërojnë si strukturë dhe si njerëz. Shembullin për ndryshime duhet ta japim ne”, tha Mickoski.
Ai shtoi se ritmi dhe thellësia e reformave do të varen nga angazhimi i secilit individ brenda partisë dhe institucioneve shtetërore.
“Nga secili prej nesh varet se si dhe me çfarë intensiteti do të ndodhin ndryshimet. Për këtë, sot nga këtu paralajmëroj se menjëherë pas Kongresit të rregullt që do të mbahet në fund të këtij viti, më së voni në fillim të vitit të ardhshëm, do të ketë ndryshime të mëdha në parti dhe në qeveri”, theksoi Mickoski.
Këto deklarata vijnë në një kohë kur priten reformime të thella në administratën shtetërore dhe në drejtimin e partisë në pushtet./Almakpress