Nga Vendi
19 May 2025
Ali Ahmeti uron Edi Ramën për fitoren: “Ti do ta çosh Shqipërinë në Europë, e ne do të të mbështesim”

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka uruar Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për fitoren në zgjedhjet parlamentare, të cilën e ka cilësuar si “spektakolare dhe plebishitare”.

Në një mesazh urimi emocional dhe të ngrohtë, Ahmeti vlerëson mënyrën simbolike me të cilën u shpall fitorja nga Sheshi Skënderbej, në prani të liderëve europianë, duke e konsideruar këtë si një moment historik për Shqipërinë dhe rajonin.

“S’kishte mënyrë më të mirë se sa ta shpallësh fitoren e Shqipërisë Europiane, ashtu siç i ka hije, nga sheshi i kryeheroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, shprehet Ali Ahmeti në urimin e tij drejtuar Kryeministrit Rama.

Lideri i BDI-së thekson se është krenar që pikërisht Edi Rama ka marrë barrën për ta çuar Shqipërinë drejt integrimit në Bashkimin Europian, duke shtuar se ai e ka mbështetur gjithmonë këtë rrugëtim dhe do ta mbështesë edhe në të ardhmen.

“U gëzova shumë që pikërisht Ty të ra barra ta shpiesh Shqipërinë në Europë, aty ku na e përcaktuan vendin rilindasit tanë, sepse e di që Ti do t’ia dalësh”, vijon më tej Ahmeti.

Duke iu referuar bashkëpunimit të ngushtë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Ahmeti përmendi disa nga momentet kyçe të këtij partneriteti, përfshirë vendimin për ta bërë gjuhën shqipe zyrtare, korridorin 8, eliminimin e kufirit mes dy vendeve, si dhe projektin e abetares së unifikuar.

“Ishe pranë nesh në çdo hap... për çdo gjë tjetër në të mirën e përbashkët dhe në funksion të së ardhmes europiane”, nënvizoi kreu i BDI-së.

Në fund të mesazhit të tij, Ali Ahmeti bën thirrje për pajtim dhe integrim në rajon, duke theksuar nevojën për të mos u kthyer mbrapa, por për të ecur përpara në frymën e bashkëpunimit dhe paqes.

“Rajonit i duhet pajtim dhe integrim. Mua më ke pas, të ta hap rrugën e të ta ruaj shpinën... Koha po dëshmon se të arriturat tona duhet mbrojtur sepse po cënohen vrazhdë”, shprehet ai, duke e përmbyllur me fjalët: “Të përqafoj si vëllau vëllain... me mall pres të ritakohemi e ta shtrijmë rrugën tonë të përbashkët europiane.”/Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Prindërit e familjarëve të rastit të Koçanit publikuan kërcënimet që marrin, MPB kërkon t’ua dërgojnë me email18 June 2025
Festoi ditëlindjen në një tavolinë me burrin dhe ish-burrin, gazetarja shqiptare: Mund ta duash prap ish-in, dashuria mbetet gjithmonë30 June 2021
Nuredini: 75% e gazifikimit primar është ndërtuar në perëndim të vendit dhe 90-95% në jug19 September 2020