Nga Vendi
21 May 2025
Vazhdon gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes: Prokuroria sjell prova të reja filmike

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, sot vazhdon gjykimi për rastin tronditës të vrasjes së Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. Në seancën e fundit, gjykata përfundoi procedurën dëshmuese dhe nisi shqyrtimin e provave shtesë, të paraqitura nga Prokuroria.

Prokuroria ka dorëzuar materiale të reja filmike të siguruara nga kamerat e sigurisë pranë shtëpisë së të dyshuarit Velibor Manev. Sipas organit të akuzës, pamjet dëshmojnë se të pandehurit kanë planifikuar paraprakisht ngjarjen, duke hedhur poshtë pretendimin se qëllimi i tyre ishte vetëm rrëmbimi i Vanja Gjorçevskës.

Në xhirimet e transmetuara në sallën e gjyqit, vihet re qartë momenti kur Velibor Manev vendos një lopatë në bagazhin e automjetit të tipit "Renault", një veprim që Prokuroria e konsideron provë të qartë për përgatitjen e krimit.

Vanja Gjorçevska, 14 vjeçe, dhe Pançe Zhezhovski, 74 vjeç, të dy nga Velesi, u raportuan si të zhdukur më 24 dhe 27 nëntor 2023. Trupat e tyre të pajetë u gjetën më 3 dhjetor, përkatësisht në afërsi të Shkupit dhe Velesit, duke tronditur opinionin publik dhe duke ngritur pyetje serioze për motivet e krimit dhe rolin e të gjithë të përfshirëve.

Procesi gjyqësor pritet të vazhdojë me shqyrtimin e detajuar të provave të reja, ndërsa publiku dhe familjarët e viktimave kërkojnë drejtësi për humbjen tragjike./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Kukësi i boshatisur, kurse Edi Rama u premton 1 milion turistë30 April 2025
Thaçi: Fitore spektakolare e BDI-së, e mbyti opozitën!27 October 2021
Gjobiten 188 shoferë në Shkup, 39 prej tyre për tejkalim shpejtësie 2 July 2021