Nga Vendi
21 May 2025
Mickoski: Qeveria është stabile – Taravari zgjodhi të shkojë me ata që e kanë turpëruar Maqedoninë

Kryeministri Hristijan Mickoski ka deklaruar sot se qeveria mbetet e qëndrueshme dhe me mbështetje të gjerë parlamentare, pavarësisht largimit të Arben Taravarit nga kabineti qeveritar. Mickoski theksoi se koalicioni me VLEN-in vazhdon dhe se pozita e Ministrit të Shëndetësisë do të mbetet në kuadër të këtij partneriteti.

Qeveria është e fortë dhe e qëndrueshme. Brenda parlamentit ka mbështetje prej gati dy të tretash dhe pres që të vazhdojmë me koalicionin VLEN,” deklaroi Mickoski në një konferencë për media.

Ai komentoi edhe largimin e Arben Taravarit, duke thënë se ky i fundit ka zgjedhur të bashkëpunojë me forca që, sipas tij, e kanë dëmtuar rëndë vendin në të kaluarën.

Ministri i Shëndetësisë ndryshoi retorikën në ditët e fundit dhe tani është në krahët e atyre që e kanë turpëruar Maqedoninë për dy dekadat e fundit, por ky është vendimi i tij,” shtoi Kryeministri.

Pavarësisht këtij zhvillimi, Mickoski siguroi se nuk ka asnjë krizë brenda ekzekutivit dhe se procesi për përzgjedhjen e ministrit të ri të Shëndetësisë tashmë është në lëvizje.

Ky portofol mbetet në kuadër të koalicionit VLEN. Pres që javën tjetër të kem propozim. Dje, pas seancës së qeverisë, patëm koordinim të koalicionit. Po diskutojmë se çfarë na pret në periudhën në vijim, kështu që e kemi caktuar fundin e kësaj jave si afat për të përcaktuar vendimet për personelin dhe që t’ua dorëzoj deputetëve në Kuvend nga e hëna deri të martën,” tha ai.

Megjithatë, Mickoski nënvizoi se si kryeministër mban të drejtën të refuzojë çdo kandidat të propozuar, nëse nuk sheh mundësi reale për bashkëpunim.

Kam të drejtë si kryeministër të them jo për një emër të propozuar, nëse nuk shoh bashkëpunim të mundshëm dhe efektiv,” përfundoi ai./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
Flasin dëshmitarët e tragjedisë në Tetovë: Dëgjonim piskama të njerëzve 9 September 2021
Vdiq duke u dërguar ujë zjarrfikësve, publikohen momentet e fundit të 25-vjeçarit turk30 July 2021
Mësuesi i martuar amerikan paraqitej si adoleshent për t’i bindur vajzat që t’i çojnë foto intime23 June 2021