Nga Vendi
23 May 2025
Deputetja Mimoza Musa braktis Arben Taravarin

Deputetja Mimoza Musa sapo njoftoi në rrjetet sociale se ka braktisur Arben Taravarin. Në arsyetimin e saj Mimoza Musa shkruan:

“Një vit më parë, më 8 maj mora besimin e mbi 107 mijë shqiptarëve, si deputete e ASH-së në listën e koalicionit VLEN. Ky mandat nuk është thjeshtë një numër, është zëri i një populli të lodhur nga mbi 20 vite pushtet i BDI-së dhe që kërkon me ngulm ndryshim. Po kalojmë në periudhë të vështirë politike dhe me të drejtë shumë përkrahës, miq e bashkëpunëtorë pyesin- Me kë është deputetja Mimoza Musa? Sot në një klimë politike të trazuar dua të jem e qartë me ju: Unë jam deputete e ASH-së, besimin që ma dhatë nuk do ta tradhtoj, nuk jam këtu për personale, por t’i shërbyer me dinjitet dhe përgjegjësi çdo votuesi që besoi në këtë mision” shkruan deputetja Mimoza Musa për të përfunduar se ndryshimi ka nisur dhe do të shkojë përpara.

Pas vendimit të Taravarit për largim nga Qeveria, atë e braktisi edhe deputeti nga Struga Salim Sulejmani. Me largimin e Musës dhe Sulejmanit, Taravari aktualisht numëron vetëm 3 deputetë, ndërsa shtohet numri i deputetëve të shumicës.



Të ndryshme
Më shumë
Gostivar, qytetarët hapin dyert për regjistruesit 6 September 2021
Këshilli Gjyqësor i Maqedonisë do të kërkojë llogaridhënie nga gjykatësit të cilëve u vjetërsohen lëndët 3 September 2020
Aziri: Jemi të gatshëm ta mbështesim Bilall Kasamin për Komunën e Tetovës19 October 2021