Nga Vendi
24 May 2025
MPB jep detaje për aksidentin e djeshëm në Shkup, ku humbën jetën dy persona

Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi pasditen e djeshme në kryqëzimin mes bulevardit “Nikolla Karev” dhe bulevardit “8 Shtatori” në Shkup, ka marrë jetën e dy personave – drejtuesit të motorit dhe pasagjeres së tij.

Sipas informacioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme, një motor me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.I. (47) nga Shkupi, ka dalë nga rruga dhe është përplasur në një shtyllë betoni.

“Si pasojë e plagëve të marra, drejtuesi dhe pasagjerja e tij A.N. (32), të dy nga Shkupi, kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen e tyre,” kanë deklaruar nga MPB.

 

Ekspertiza në vendin e ngjarjes është kryer nga ekipi hetimor i SPB Shkup dhe një prokuror publik. Me urdhër të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në Mjekësinë Ligjore për autopsi.



Të ndryshme
Më shumë
MPB teston kamerat e trafikut në Kumanovë dhe Tetovë, “Safe City” nis zyrtarisht nga 1 shkurti25 January 2026
Për gjashtë orë 63 gjoba për tejkalim të shpejtësisë në Tetovë dhe Gostivar21 June 2021
Muhamet Elmazi dënon dhunën policore ndaj dy të rinjve nga Saraji10 October 2026