Nga Vendi
26 May 2025
Fetai themelon Këshill koordinues: Do të funksionojë deri në qartësimin e situatës me ASH-në

Zv.kryeministri Arben Fetai, i cili nuk e përkrahi Arben Taravarin për ta lëshuar qeverinë, njofton se anëtarët e Aleancës për Shqiptarët të udhëhequr nga ai, kanë marrë vendim për themelimin e një Këshilli koordinues të përkohshëm, i cili siç thonë do të veprojë deri në qartësimin dhe stabilizimin e gjendjes aktuale në parti.

Në njoftim nga krahu i Fetait në ASH, thonë se koordinator i Këshillit do të jetë Arben Fetai, ndërsa kanë marrë edhe vendime tjera.

“Aleanca për Shqiptarët do të vazhdojë të jetë pjesë e Qeverisë në kuadër të koalicionit “Vlen” si partnere e barabartë dhe me përfaqësim proporcional në raport me partitë e tjera të koalicionit”.

“Është vendosur të formohet një ekip përfaqësues i ri, i cili do të përfaqësojë zyrtarisht Aleancën për Shqiptarët në të gjitha strukturat dhe vendimmarrjet e koalicionit “VLEN””.

“Këto masa janë ndërmarrë me qëllim ruajtjen e integritetit të partisë, respektimin e vullnetit të shumicës dhe garantimin e funksionimit demokratik dhe transparent të Aleancës për Shqiptarët”, thonë në njoftim.



Të ndryshme
Më shumë
Nga nesër përsëri rritje të derivateve të naftës14 July 2025
Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës28 June 2021
Zjarrfikësi që i ndihmoi Princeshës Diana pas aksidentit fatal kujton fjalët e saj të fundit23 June 2021