Nga Vendi
27 May 2025
Të shtënat me armë në Tetovë, policia jep detaje.

Policia e Tetovës ka dalë me njoftim zyrtar për të shtënat me armë gjatë mbrëmjes që lëmë pas.

Nga atje thonë se në vendin e ngjarjes janë gjetur 30 gëzhoja, por autori edhe më tej mbetet i pakapshëm për Policinë.

“Sonte (26.05) në ora 21:15, në SPB Tetovë, është raportuar se në rrugën 111 në Tetovë, persona të panjohur me motoçikletë-skuter kanë shtënë nga automatiku në shtëpinë në pronësi të M.T. nga Tetova dhe menjëherë kanë ikur. Menjëherë është vepruar sipas kallëzimit dhe është konstatuar se nuk ka persona të lënduar dhe në vendngjarje janë gjetur rreth 30 gëzhoja automatiku.

 

Pronari dhe familja e tij ndodheshin në shtëpi në momentin e të shtënave dhe u konstatuan dëme materiale në shtëpi. Është njoftuar prokurori publik dhe po ndërmerren masa dhe aktivitete për gjetjen e autorëve dhe zbardhjen e rastit, ndërsa këqyrje në vendngjarje po kryen një ekip nga Sektori për Punë të Brendshme Tetovë”, kanë deklaruar mbrëmë nga policia e Tetovës./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Tetovë: Për gjashtë muaj 801 gjoba për drejtim të automjeteve pa leje për vozitje 8 July 2021
Dy persona kanë kërcënuar stafin e spitalit “8 Shtatori”, arrestohen nga policia30 June 2020
Në 24 orët e fundit janë bërë 1025 testime dhe janë regjistruar 128 raste të reja të covid-19 në Maqedonin e Veriut27 July 2020